Kryefaqja Shërbimet Rreth Nesh Portofoli Këshilla Kontakt

Kryefaqja  /  Këshilla  /  Google Ads

Google Ads:
Si të Mos Humbisni Buxhetin

Gabimet e zakonshme që i kushtojnë bizneseve shqiptare mijëra euro të humbura çdo muaj — dhe si t'i shmangni fare lehtë me strategji të duhura.

Google Ads është instrumenti më i fuqishëm i marketingut dixhital — dhe njëkohësisht ai që harxhon para më shpejt nëse nuk konfigurohet si duhet. Kemi audituar dhjetëra llogari Google Ads të bizneseve shqiptare dhe kemi parë të njëjtat gabime të përsëritura pa pushim.

Ky artikull është i drejtpërdrejtë: do t'ju tregojmë saktësisht çfarë po bëni gabim dhe si ta rregulloni.

76%E buxhetit Google Ads harxhohet pa rezultat nga bizneset e pakonfiguuruara
4.2xROAS mesatar i arritur pas optimizimit nga DarkHorse.al
-60%Ulje e kostos për klient pas 90 ditëve optimizim

Gabimi 1 — Fjalë Kyçe Shumë të Gjera (Broad Match)

Ky është gabimi numër 1 dhe shkakton humbjen më të madhe. Kur shtoni fjalën "avokat" si broad match, Google mund ta shfaqë reklamën tuaj për kërkime si "avokat filmi", "avokat famshëm", "avokat humor" — njerëz që kurrë nuk do të bëhen klientë tuaj.

Zgjidhja

  • Përdorni Exact Match [avokat Tiranë] për fjalët kryesore me konvertim të lartë
  • Përdorni Phrase Match "avokat penalist" për variante relevante
  • Ndërtoni një listë negative keywords — fjalë për të cilat nuk dëshironi të shfaqeni
⚡ Veprim i Menjëhershëm

Hapni llogarinë tuaj Google Ads → Search Terms Report → shikoni çfarë kërkimesh kanë aktivizuar reklamat tuaja. Do t'ju bjerë nofulla. Shtoni të gjitha termat irelevante si negative keywords menjëherë.

Gabimi 2 — Pa Negative Keywords

Negative keywords janë fjalët për të cilat nuk dëshironi të shfaqeni. Shumica e llogarive që auditojmë nuk kanë asnjë. Kjo do të thotë se po paguani për klikime krejtësisht irrelevante.

  • Nëse shisni produkte premium, shtoni negative: "lirë", "falas", "i lirë", "cheap"
  • Nëse jeni biznes lokal, shtoni negative: qytete ku nuk operoni
  • Shtoni gjithmonë: "punë", "career", "internship" nëse nuk rekrutoni

Gabimi 3 — Pa Gjurmim Konvertimesh

Nëse nuk dini cilat klikime sjellin klientë, nuk mund të optimizoni asgjë. E habitshme: mbi 60% e llogarive shqiptare që kemi parë nuk kanë conversion tracking të konfiguruar.

01

Instaloni Google Tag Manager

Menaxhon të gjitha kodet e gjurmimit nga një vend pa prekur kodin e faqes çdo herë.

02

Konfiguroni Konvertimet Kryesore

Dërgimi i formularit, thirrja telefonike, vizita e faqes /faleminderit — këto janë konvertimet tuaja.

03

Lidhni Google Ads me Analytics 4

Shihni rrugëtimin e plotë të klientit — nga klikimi i reklamës deri tek blerja.

Gabimi 4 — Reklamat Drejtojnë tek Faqja Kryesore

Nëse keni reklamë për "restorant me peshk Durrës" dhe ajo drejton tek darkhorse.al (faqja kryesore), 80% e vizitorëve largohen menjëherë. Kjo quhet "bounce" dhe ju kushton para pa asnjë rezultat.

Çdo fushatë duhet të ketë landing page specifike — faqe të dedikuar për atë shërbim, me mesazh që përputhet me reklamën dhe CTA të qartë.

Gabimi 5 — Buxhet i Pamjaftueshëm ose i Tepërt

Dy ekstremet e shohim shpesh: biznes që shpenzon €30/muaj dhe pret mrekulli, ose biznes që shpenzon €2,000/muaj pa strategji dhe humb gjithçka.

  • Minimumi efektiv — €5-10/ditë për të mbledhur të dhëna të mjaftueshme
  • Filloni me Search — jo Display apo YouTube, derisa të keni konvertime të provuara
  • Rritni buxhetin gradualisht — vetëm pasi ROAS është pozitiv dhe i qëndrueshëm

Gabimi 6 — Nuk Testoni Reklamat

Shumica e llogarive kanë 1-2 reklama për fushatë dhe kurrë nuk i ndryshojnë. Llogaritë tona më të suksesshme testojnë 3-4 variante njëkohësisht dhe fituesin e mbajnë.

  • Testoni tituj të ndryshëm — pyetje vs deklaratë, me numra vs pa
  • Testoni thirrje të ndryshme për veprim — "Telefononi Tani" vs "Merrni Ofertë Falas"
  • Testoni landing pages të ndryshme — forma e gjatë vs e shkurtër

Gabimi 7 — Injorojnë Mobile

Mbi 75% e kërkimeve shqiptare bëhen nga celulari. Nëse faqja juaj ngarkohet ngadalë në telefon ose forma nuk funksionon mirë, po humbni shumicën e buxhetit tuaj.

🎯 Checklist para nisjes së fushatës

✅ Negative keywords të shtuara · ✅ Conversion tracking aktiv · ✅ Landing page specifike · ✅ Testim celular i kryer · ✅ Minimum 3 variante reklamash · ✅ Buxhet ditor i konfiguruar · ✅ Oraret e shfaqjes të vendosura

Plani i Optimizimit — Çfarë Bëjmë Çdo Javë

J1

Rishikim Search Terms

Shtohen negative keywords të reja bazuar në kërkimet irrelevante të javës.

J2

Analiza e Performancës

CTR, CPC, konvertimet dhe ROAS — identifikohen fushatat me performancë të dobët.

J3

Optimizimi i Ofertave

Rritje ofertave për fjalë kyçe me konvertim të lartë, ulje për ato me kosto të lartë pa konvertim.

J4

Testim dhe Raportim

Nisje variante të reja reklamash, ndalim i atyre me performancë të dobët, raport javor.

Po Humbisni Para me
Google Ads?

Auditim falas i llogarisë suaj brenda 48 orëve.

Merr Auditimin Falas →